Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi i ka sugjeruar Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) që të mos nguten, sepse në fakt PDK’ja nuk i ka ftuar ata për koalicion.
E ky deklarim i Krasniqit që erdhi pasi LDK përjashtoi çdo mundësi për koalicion me partinë e Kadri Veselit, nuk kaloi pa u komentuar nga zyrtarët e LDK’së.
Besnik Berisha, këshilltar i kryeministrit në largim, Isa Mustafa, ka thënë se e vërteta është ndryshe prej asaj që Krasniqi e ka thënë.
“Në fakt, e vërteta është se LDK-ne po e thirrin, por as telefonat nuk po ua hapin.Porosia ime: E vlen te provoni sepse edhe ashtu keni deshtuar dhe do dështoni”, ka shkruar Berisha në rrjetin social Facebook, shkruan gazetametro.net
Berisha në fund ka thënë se PDK’ja ka votuar për ta rrëzuar qeverinë por në fakt gjunjëzuan veç veten dhe se tani nuk duhet të vajtojnë. /gazetametro.net