Loading…

Këshilltari i Haradinajt propozon diçka tjetër: Të gjithë ata që nuk luftuan duhet të paguajnë taksë

  • 22/08/2018 | 15:19

Këshilltari i Haradinajt propozon diçka tjetër: Të gjithë ata që nuk luftuan duhet të paguajnë taksë

Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Valon Tolaj, thotë se të gjithë njerëzit që nuk kanë luftuar duhet t’u vendoset një taksë simbolike. Bëhet fjalë për personat që atë kohë kanë qenë mbi 18 vjeç, e që sipas tij numri i tyre arrinë mbi 500 mijë. Kjo ide vije te Tolaj pasi numri i fryer i veteranëve është barrë e madhe financiare për shtetin.


Debatin për veteranët e rrejshëm e quan të turpshëm.

“Marre duhet me na ardhë krejtve”, thotë Tolaj.

Potimi i tij i plotë:

Meqe numri prej 38 mije veteraneve po na duke shume i larte dhe po konsiderohet barre e madhe financiare per shoqerine dhe shtetin, per mendimin tim osht shume e thjeshte tejkalimi i ksaj situate ne aspektin financiar:

Te vendoset takse simbolike per te gjithe ata qe nuk kane marr pjese ne lufte, e qe ne vitet ’98-’99 kane qene te moshes madhore mbi 18 vjeqar. Numri i tyre eshte shume i madh, mbi 500 mije.

Ka plote kombe e shtete qe kane vepruar keshtu. Une boj pjese te ky grupi i madh prej 500 mijesh, per korrektesi, dhe jam i gatshem te paguaj taksen time.

I turpshem, gerditshem e fyes ky debati mbi veteranet. Marre duhet me na ardh krejtve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë