Loading…

Këshilltarët e Kadri Veselit vizitojnë Bajram Rexhepin në Stamboll

  • 12/05/2017 | 11:07

Këshilltarët e Kadri Veselit vizitojnë Bajram Rexhepin në Stamboll

Kryetari në largim i Kuvendit, Kadri Veseli, ka dërguar në Stamboll dy këshilltarët e tij, Blerim Latifin dhe Ilmi Ramadanin, për të vizituar ish kryministrin, Bajram Rexhepi, i cili po trajtohet në një klinikë të specializuar atje.


Në takim me ekipin e mjekëve që po merret me trajtimin e ish kryeministrit Rexhepi dhe drejtorin e përgjithshëm të spitalit, këshilltari i Veselit, Blerim Latifi ka thënë se “Jemi këtu për të shprehur vëmendjen e përditshme dhe përkushtimin e plotë të kryetarit Veseli për t’i qëndruar pranë ish kryeministrit Rexhepi në këto momente të vështira për të dhe familjen”.

Në takim, ishte edhe Konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Stamboll, Rrahim Morina i cili tha se janë të angazhuar plotësisht në baza ditore për rastin e ish kryeministrit Rexhepi.

Megjithatë, në këtë njoftim të Kuvendit, nuk bëhet e ditur gjendja shëndetësore e ish kryeministrit Rexhepi, i cili kishte pësuar dy sulme në tru, dhe pas trajtimit fillestar në Kosovë, është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Turqi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë