Loading…

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Turqisë diskuton për Kosovën

  • 02/12/2022 | 09:28

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Turqisë diskuton për Kosovën

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Turqisë (NSC) deklaroi të enjten se qeveria nuk do të tolerojë asnjë grup terrorist që vepron në zonë, ose ndonjë nga grupet që mbështesin veprimet e tyre.


NSC u mblodh në prani të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Ankara dhe lëshoi një deklaratë ku theksohej se “ekzistenca dhe veprimtaria e asnjë grupi terrorist nuk do të lejohet në rajonin tonë dhe çdo hap i nevojshëm do të merret me vendosmëri për këtë”, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, gjatë takimit janë vlerësuar edhe ngjarjet në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë, ku në deklaratë thuhet se duhet të parandalohen “diskurset separatiste dhe iniciativat e njëanshme” për të ruajtur stabilitetin, ka raportuar “Almayadeen”.

Sipas deklaratës, objektivi i vetëm i operacioneve që po kryhen në të gjithë kufijtë jugorë të Turqisë është mbrojtja dhe siguria e Turqisë.

Deklarata iu referua më tej edhe Greqisë dhe shpjegoi se “Ankaraja pret që ajo të ndalojë përfshirjen në akte që janë kundër marrëveshjeve dhe ligjit ndërkombëtar, veçanërisht armatosjen e ishujve të Egjeut”.

Erdogan: Turqia është e përkushtuar të shkatërrojë PKK-në

Erdogani nënvizoi se Turqia është e vendosur të shkatërrojë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) “derisa të neutralizohet militanti i saj i fundit”.

Ai theksoi më tej vendosmërinë e Turqisë për të krijuar një brez sigurie 30 kilometra të thellë pranë kufijve të saj, në tokën siriane, duke pretenduar se kjo është diçka që Turqia më parë kërkoi të bënte me bashkëpunimin e SHBA-së dhe Rusisë në kufirin e saj jugor.

“Ne nuk kemi nevojë të marrim leje nga askush duke ndërmarrë hapa për sigurinë e atdheut tonë dhe popullit tonë dhe nuk do të mbajmë përgjegjësi para askujt”, theksoi ai.

Presidenti turk tha se askush nuk do të jetë në gjendje ta detyrojë Turqinë në ndonjë pozicion kundër interesave të saj në aspektin politik, diplomatik, ekonomik dhe ushtarak përmes atyre që ai i quajti “kërcënime boshe”.

Ai pohoi gjithashtu se asnjë palë nuk duhet të shqetësohet nga ofensiva e Ankarasë, e cila synon “zgjerimin e rrethit të sigurisë dhe paqes”.

“Ne nuk duhet të tolerojmë hipokrizinë e atyre që mbështesin grupet e regjistruara terroriste me lojëra të ndryshimit të emrave”, tha ai, duke shtuar se është e papranueshme që një numër vendesh të mbështesin militantët e PKK në Sirinë veriore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë