Loading…

Këshilli i Helsinkit: Vucici e tabloidët po e rrezikojnë sigurinë e Rada Trajkovicit

  • 21/04/2019 | 16:15

Këshilli i Helsinkit: Vucici e tabloidët po e rrezikojnë sigurinë e Rada Trajkovicit

Këshilli i Helsinkit për të drejta të njeriut në Serbi ka kumtuar se kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic dhe tabloidët e afërt me pushtetin po e rrezikojnë sigurinë e kryetares së Lëvizjes evropiane të serbëve nga Kosova rada Trajkovic.

“Spekulimet për dhënien e dëshmirë se Rada Trajkovicit në rastin e vrasjes së Oliver Ivanovicit, të paraqitura në tabolidët proqeveritarë Informer e Alo, si edhe deklarata e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vucic, paraqesin ftesë të rrezikshme për linç, gjë që e rrezikon sigurinë e saj. Por kësaj, shkrimet e tilla janë shembulli i sulmit brutal në personalitetin e Rada Trajkovicit dhe integritetin e saj”, thuhet në kumtesën e Këshillit të Helsinkit.

Në kumtesë më tej thuhet se kryetari Vucic që nga vrasja e politikanit serb nga Kosova Oliver Ivanloic “po përzihet në procesin e hetimeve ashtu që paraprakisht i aministon disa nga bashkëpunëtorët e bashkëpunëtorëve si Milan Radoicic (nëkryetar i Listës serbe)”.

“Me rastin e kërkesës se prokurorit special të Kosovës që Nedeljko Spasojevicit e Marko Rosicit, të cilët më 23 nëntor të vitit të kaluar janë arrestuar për shkak të dyshimit se janë të përzier në vrasjen e Oliver Ivanovicit, t’u vazhdohet paraburgimi, tabloidët Informer e Alo këtë vendim e kanë vënë në lidhje me dëshminë e Rada Trajkovicit”, thuhet në kumtesën e transmetuar nga REL./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë