Loading…

Këshilli i Europës: Na duhet një gjykatë e re e Hagës për liderët rusë dhe bjellorusë

  • 27/01/2023 | 13:02

Këshilli i Europës: Na duhet një gjykatë e re e Hagës për liderët rusë dhe bjellorusë

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE) njëzëri kërkoi dje krijimin e një gjykate penale ndërkombëtare të posaçme në Hagë, për të ndjekur penalisht liderët politikë dhe ushtarakë rusë dhe bjellorusë të cilët “planifikuan, përgatitën, inicuan ose kryen” një luftë kundër Ukrainës.


“Pa vendimin e tyre për të zhvilluar këtë luftë kundër Ukrainës, nuk do të kishte krime që rezultojnë prej saj, si dhe nuk do të kishte shkatërrim, vdekje dhe dëme që rezultojnë nga lufta, përfshirë aktet ligjore të luftës”, njoftoi asambleja.

Në seancën plenare u miratua rezoluta e bazuar në raportin e deputetit zviceran Damien Cottier.

“Një gjykatë e tillë duhet të “miratohet dhe mbështetet nga sa më shumë shtete dhe organizata ndërkombëtare, veçanërisht Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara”, thuhet në rezolutë.

“Këshilli i Evropës duhet të marrë një rol aktiv drejtues dhe të ofrojë mbështetje konkrete”, shtoi ai.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare me seli në Strasburg, e themeluar pas Luftës së Dytë Botërore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Evropë.

Aktualisht ka 46 shtete anëtare, pasi Rusia u tërhoq nga anëtarësimi në mars të vitit të kaluar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë