Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me ambasadorin jorezident të Irlandës për Kosovë, Ronan Gargan, transmeton Gazeta Metro.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit (ZKM) thuhet se Kurti me Gargan biseduan për marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet dy shteteve.
”Ata biseduan për marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet dy shteteve, për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, fushën e ICT-së dhe për shkëmbimin e përvojave sa i përket së përfshirjes dhe bashkëpunimin me mërgatën,” thuhet në njoftim.
ZKM bëri të ditur se shefi i ekzekutivit kosovar e informoi diplomatin irlandez edhe për procesin e dialogut me Serbinë, teksa është përmendur edhe aplikimi i Kosovës në Këshill të Europës.
”Kryeministri e falënderoi për mbështetjen dhe trajtimin me seriozitet të aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës gjatë presidencës së Irlandës. Gjithashtu e informoi për procesin e dialogut dhe arritjen e Marrëveshjes Bazë në Bruksel dhe për aneksin e zbatimit të saj, në Ohër,” thuhet në fund. /gazetametro.net