Loading…

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka kërkuar nga Netanyahu që Izraeli ta njoh Kosovën

  • 31/10/2018 | 07:16

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka kërkuar nga Netanyahu që Izraeli ta njoh Kosovën

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka kërkuar nga kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, që Izraeli të njohë shtetin e Kosovës.


Kjo kërkesë bëhet në prag të vizitës së shefit të Qeverisë izraelite, e parashikuar për sot (e mërkurë) në Shqipëri, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këshilli i Ambasadorëve shpreh në këtë rast shpresën se kjo vizitë do të ketë si rezultat të rëndësishëm edhe zhbllokimin e njohjes së Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur e sovran nga ana e shtetit të Izraelit.

“Pavarësia e Kosovës është pjesë e natyrshme e procesit historik të shpërbërjes së ish – Jugosllavisë dhe është kryer jo vetëm në përputhje me vullnetin e popullit të Kosovës, por edhe në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare siç është provuar edhe nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Njohja e Pavarësisë së Kosovës nga shteti i Izraelit do t’i shërbejë fuqishëm forcimit të ndjenjave miqësore të të gjithë shqiptarëve ndaj popullit hebre”, thuhet në deklaratën e këtij këshilli.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë