Loading…

Kërkon ta puthë, Rama ia kthen me një batutë

  • 25/02/2017 | 11:24

Kërkon ta puthë, Rama ia kthen me një batutë

Në shpërndarjen e lejeve të legalizimit sot në Vlorë, nuk kanë munguar batutat mes Ramës dhe qytetarëve.


Ndërsa kryeministri thirri emrin e një kryefamiljari në lagjen “Isa Boletini”, për të tërhequr tapinë e shtëpisë, në skenë është ngjitur bashkëshortja e tij. Ajo madje kërkoi ta puthte e përqafonte Ramën, teka ky i fundit i ka thënë: “Faleminderit shumë. Lum burri që të ka grua”.

Më poshtë dialogu:

Rama: Ka çuar gruan ai, po ai vetë ku është? Apo burrat nën hije lozin kuvendojnë, pika që s’iu bie se nga gratë rrojnë.

Qytetarja: Kam kënaqësi dhe ëndërr të të takoja dhe të puthja nga afër.

Rama: A prandaj se ke marrë burrin me vete. “Faleminderit shumë. Lum burri që të ka grua.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë