Loading…

Kërkon rrënimin e murit

  • 23/12/2016 | 17:53

Kërkon rrënimin e murit

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës,Zenun Pajaziti, gjatë mbajtjes së seancës së sotme në lidhje me ndërtimin e murit në veri të Kosovës ka thënë se muri i ndërtuar në veri të Kosvës është ilegal, i pa pranueshëm dhe si i tillë duhet të rrënohet.


Ai tha se janë të shqetësuar për ndërtimin e këtij muri.  Sipas Pajazitit ajo që i shqetëson më së shumti po ashtu që na shqetëson është edhe mungesa e informatave rreth këtyre zhvillimeve.

“Muri në veri të Mitrovicës është një mur i urrejtjes. Ky mur sigurisht se ka arritur të bëjë ndarjen e arritjeve të lirisë së lëvizjes në marrëdhëniet e qytetarëve në vendin tonë. Padyshim se ky mur paraqet simbolin më të shëmtuar që është prezantuar dhe instaluar nga Beogradi kohëve të fundit”, ka thënë Pajaziti.

Sipas tij ky mur që është bërë natën, reflekton vetëm terr në  marrëdhëniet në mes njerëzve dhe në imazhin e Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë