Pas vlerësimit Ndërkombëtar PISA 2015, rreth cilësisë së arsimit, që nxori Kosovën si shtet me cilësi të dobët, ka reaguar Presidenti i vendit Hashim Thaçi.
Ai ka thënë se rezultatet e PISTA-s, duhet m t’i marrim me seriozitetin më të madh në mënyrë që të bëhet përmirësimi në të gjitha nivelet i kualitetit të arsimit në Kosovë.
“Rezultatet e PISA-s dhe mangësitë e identifikuara në sistemin tonë arsimor duhet t’i marrim me seriozitetin më të madh.Është e vërtetë që arsimi në Kosovë ka pësuar diskriminim dhe shkatërrim shumë gjatë. Pas luftës, urgjente ishte të ndërtojmë shkolla dhe ta përmirësojmë infrastrukturën e përgjithshme edukativo-arsimore” ka thënë Thaçi.
“Fëmijët tanë duhet t’i përgatisim, t’i bëjmë më të shkathtë dhe më konkurrues me bashkëmoshatarët e tyre nga tërë bota”./gazetametro.net