Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka folur për publikimin e gazetës serbe Blic, ku thuhet se “Klani i Ramush Haradinajt merret me kontrabandim të armëve përmes Serbisë, e të cilat më pas përfundojnë në zonat e luftës në Siri”.
Lekaj, ka thënë se kjo është një fushatë me trillime për ta njollosur figurën e Ramush Haradinajt, e nxitur nga hienat e Serbisë dhe Rusisë.
Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mbrojë njerëzit e saj.
Ramushi sipas Lekajt deri më sot vazhdimisht ka marr goditje, nga ata që janë kundër vlerave perëndimore dhe pro ekstremizmit.
Historinë e armëve Lekaj ka thënë se Kosova e ka përdunduar më 11 qershor 1999 bashkë me aleatin NATO ku Serbia është detyruar të kapitulloj.
Ai ka thënë se këto trillime duhet të ndalen, dhe se rruga evropiane e Kosovës është e pandalshme. /gazetametro.net.