Loading…

Kërkohet shkarkimi i ministrit Lekaj pas deklaratave për ambasadorin zviceran

  • 29/03/2019 | 12:45

Kërkohet shkarkimi i ministrit Lekaj pas deklaratave për ambasadorin zviceran

Nuk po ndalen kritikat ndaj deklaratave të ministrit kosovar Pal Lekaj, kundër ambasadorit zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, që kërkoi largimin e tij, transmeton Gazeta Metro.

Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se është i pa precedent rasti që një ministër i Qeverisë së Kosovës kërkon largimin e një ambasadori.

“Dhe atë të Zvicrës, ku janë mbi 200 mijë qytetarë të Kosovës. Në paratë që Zvicra shpenzon në Kosovë përfshihen edhe taksat e këtyre 200 mijë qytetarëve të Kosovës që i paguajnë në Zvicër. Prandaj, është më se legjitime të kërkohet llogari dhe shpenzim adekuat nga ana e Ambasadorit”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Hoti, tutje shkruan se “Vetëm shkarkimi i këtij ministri mund të jetë i mjaftueshëm si kërkim falje ndaj një vendi mik si Zvicra”.

Deklarata e ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj për largim të ambasadorit të Zvicrës ka ngjallur reagime edhe në vend, e nuk janë të paktë ata që kanë kërkuar nga kryeministri shkarkimin e Lekajt, transmeton Gazeta Metro.

Lekaj e ka konsideruar të papranueshme deklaratën e ambasadorit zviceran Jean Humbert Lebet që kishte thënë në Skenderaj se shteti i tij po e ndërton ujësjellësin derisa Kosova po paguan veteranë të rrejshëm.

Madje ministri ka kërkuar edhe largimin e Lebet, duke thënë se ndihet i fyer nga  deklaratat e ambasadorëve në vend.

“Nuk është ambasadori për me u marrë me ato. Publikisht para qytetarëve është e pakuptimtë me e lidhë një investim me një temë të ndjeshme, me veteranët e luftës. Sikur t’isha ai që marrë vendime, sot ia kisha qu letrën e largimit”, ka thënë ministri Lekaj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë