Loading…

Kërkohet që martesa e gjinisë së njëjtë të përfshihet në Kodin Civil

  • 04/04/2019 | 13:58

Kërkohet që martesa e gjinisë së njëjtë të përfshihet në Kodin Civil

Organizatat për mbrojtjen e grave dhe komunitetit LGBT konsiderojnë se Kodi Civil nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, prandaj kërkojnë që në këtë Kod të përfshihen edhe martesat e gjinisë së njëjtë.


Kështu u tha në diskutimin e organizuar nga Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në bashkëpunim me Programin e BE-së për Kodin Civil me temën “Martesa, bashkëshortët dhe bashkimi civil në Kodin Civil modern të Republikës së Kosovës”.

Drejtor ekzekutiv në Qendrën për Barazi dhe Liri, Blert Morina u shpreh se Kodi Civil është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Derisa ka kërkuar që në këtë Kod të përfshihen martesat e gjinisë së njëjtë, Morina tha se edhe grupi punues që po merret me projektimin e Kodit Civil nuk është shprehur i gatshëm për një ndryshim të tillë.

“Nuk ka qenë gatishmëria ne i kemi dërguar rekomandimet i kemi mbrojtur ato rekomandime, kemi dhënë arsyetimin pse duhet të jetë një gjë e tillë e përfshirë në Kodin Civil…14;39 Nëse Kodi Civil po thotë që një gjë e tillë të rregullohet me një ligj të veçantë atëherë prapë po e lëmë mundësinë për ligje jashtë Kodit Civil atëherë ku është ideja me e bë gjithë këtë investim nëse do kemi prapë ligje disa atje, disa atje ose mos me pas ligje hiq si në rastin që është duke pretenduar me ndodh. Ka pasur një hezitim bajagi të madh prej grupit punues kështu që ajo çka tjetër u vë në pah është fakti se institucionet tona në përgjithësi më duket se nuk janë të gatshme me bë një hap përpara”, tha Morina, raporton KSP.

Alfons Benjamin Lentze, udhëheqës i projektit të BE-së për Kodin Civil tha se nëse dëshirojmë që Kosova të ecë përpara duhet të punohet në zhvillimin e të drejtave të barabarta për të gjithë.

Ai theksoi se ashtu siç edhe e përcakton Kushtetuta e Kosovës martesat e gjinisë së njëjtë duhet të përfshihen në Kodin Civile, pasi që nuk mund të pritet ndryshimi i mentalitetit. Sipas tij në këtë mënyrë mbrohen më shumë edhe komuniteti LGBT-i.

“Është po ashtu e shkruar në Kushtetutën tuaj në nenin 27 dhe ka të bëjë me të drejtën për të pasur familje, apo për të hyrë në partneritet apo dikush ta regjistroj si partneritet, jo domosdoshmërish si martesë, mirëpo njerëzit duhet ta kenë të drejtën që të jetojnë së bashku. Kjo është ajo e drejtë civil që duhet ta bëni ju si individ dhe të vendosni se me kë dëshironi ta keni atë jetë, atë partneritet….10’47 Ndonjëherë duhet që së pari të aprovoni ligjin para se të bënin ndryshimin, njerëzit janë këtu dhe njerëzit e gëzojnë tani më ata në të vërtet janë të frikësuar dhe po mundohen me i gëzua ato të drejta dhe të lidhin lidhjen së bashku ashtu siç dëshirojnë me dikë, nëse e kanë ligjin kjo iu jep më tepër mbrojtje dhe mund t’i gëzojnë më shumë të drejtat civile të cilat duhet t’i gëzojnë“, ka thënë Lentze.

Kerstin Niethammer Jurgens, eksperte në programin e BE-së për Kodin Civil tha se Kosova ka shënuar progres sa i diskutimit për të siguruar të drejtat e grupeve të ndryshme në shoqëri.

Jurgens Kodin Civil e sheh tejet të rëndësishme për të ardhmen e gjeneratave, dhe përfshirjen e rekomandimeve me qëllim që të përfshihen në këtë ligj edhe martesat e gjinive të njëjta.

Ndonëse i duket mjaftë absurde që të diskutojnë për këto çështja që shumë mirë janë të përcaktuara në Kushtetutën e Kosovës, drejtoresha ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rugova paralajmëron zhurmë të madhe nëse rekomandimet e tyre nuk përfshihen në Kodin Civil.

Tejet të nevojshme ajo e sheh edhe ndryshimin e moshës së martesës e cila sipas saj duhet të bëhet nga mosha 18 vjeç e jo ashtu siç është aktualisht, nga 16 vjeç, pasi kjo po paraqet problem për shoqërinë tonë

“Prapë do ta bëjmë një zhurmë të madhe irrituese nuk do lëmë me u kthye prapa, ne jemi në shekullin 21 edhe Kosova ka me u ndërtua me mekanizmat e shekullit 21 nuk ka këtu kanun, nuk ka asgjë është shekulli 21 është Kushtetuta që na e garanton të drejtat për të gjithë njësoj…27’38 Nuk duhet të jetë martesa në mes burrit dhe gruas por ne mes dy personave kushdo që do të krijoj një martesë dhe e treta bashkëjetesa, çka është prapë kjo punë edhe bashkëjetesa thotë burrë e grua, Kushtetua na lejon me qenë të martuar edhe personat e gjinisë së njëjtë edhe të fejuar”, u shpreh Rugova.

Nga Ministria e Drejtësisë, Ardian Mehmeti u shpreh se Kodi Civil është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“I kemi marr rekomandimet edhe të Rrjetit të Grave edhe të Blertit dhe partnerëve të saj, jemi duke i shqyrtuar projektligjet në bazë të statusit, nuk do thotë që projektligji nuk ka me ndryshua diçka, por për me iu përshtatë rrethanave me disa vende të botës normal duhet të ekzistoj edhe vullneti politik për rregullimin e kësaj çështje kemi thënë me u rregullua me një ligj të veçantë“, tha Mehmeti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë