Loading…

Kërkohet paraburgim për personin i cili abuzoi seksualisht me të miturën në Prishtinë

  • 19/04/2019 | 15:23

Kërkohet paraburgim për personin i cili abuzoi seksualisht me të miturën në Prishtinë

Prokuroria e Prishtinës ka kërkuar paraburgim për personin që dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të miturën në Prishtinë.


Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit S.S., i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet” nga neni 235 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet një njoftim.

Personi i dyshuar S.S. ka qenë në arrati që nga 12.04.2019, kurse i njëjti është ndaluar me urdhër të prokurorit, më 18.04.2019.

Seanca dëgjimore pritet të mbahet sot.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë