Loading…

Kërkohet ndihmë për gjetjen e këtij personi në Prishtinë, vuan nga skleroza

  • 28/08/2021 | 22:19

Kërkohet ndihmë për gjetjen e këtij personi në Prishtinë, vuan nga skleroza

Ish-luftëtari i UÇK’së, Ridvan Tahiri, ka njoftuar për një person të zhdukur në moshën 81-vjeçare, i cili po kërkohet në Prishtinë.


Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, ai ka njoftuar se Fevzi Sejdiu, 81-vjeçar, i cili vuan nga skleroza, është zhdukur, teksa ka shpërndarë fotografi dhe ka përshkruar veshjen e të zhdukurit.

“Grupi i kerkim-shpetim ka marr autorizim nga familjaret per kerkim. Presim autorizimin nga organet kopetence dhe do vazhdojm kerkimin per pak minuta ne regjion te Prishtines”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

Tahiri ka kërkuar nga të tjerët që ata të cilët e shohin këtë person, fotografinë e të cilit mund ta gjeni më poshtë, të kontaktojnë me koordinatorin Beslind Pajaziti në numrin: 049104103.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë