Loading…

Kërkohet kohë shtesë për përmirësimin e aktakuzës ‘Veteranët’

  • 07/11/2018 | 09:14

Kërkohet kohë shtesë për përmirësimin e aktakuzës ‘Veteranët’

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pohuar se është duke u punuar në plotësimin dhe në përmirësimin e aktakuzës së njohur si “Veteranët”.


Duke u bazuar në atë se kanë mbetur vetëm disa ditë nga përfundimi i afatit kohor prej 30 ditësh, i caktuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, kryeprokurori Lumezi nuk përjashton mundësinë që të kërkohet kohë shtesë nga Gjykata për përmirësimin dhe plotësimin e kësaj aktakuze.

Ka mbetur më pak se një javë kohë nga përfundimi i afatit kohor për përmirësim dhe plotësim të aktakuzës për rastin e njohur si “Veteranët”, i përcaktuar nga gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Nushe Kuka-Mekaj, për Prokurorinë Speciale të Kosovës (PSRK).

Mirëpo duket se 30 ditë kohë të caktuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës nuk po i mjaftojnë Prokurorisë Speciale të Kosovës për përmirësimin dhe plotësimin e aktakuzës ndaj 12 ish-krerëve të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranëve, Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj e Xhavit Jashari.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, i kanë thënë gazetës “Zëri” se Gjykata ende nuk ka pranuar aktakuzën nga Prokuroria Speciale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë