Familja e 24 vjeçares Donjeta Pajazitaj nga Strellci i Deçanit e cila ishte gjetur e vdekur në mal, po kërkon drejtësi për zbardhjen e këtij rasti tragjik.
Në një vjetorin e vrasjes së saj familja janë të indinjuar me drejtësinë e cila nuk ka shkuar në vend edhe pse për këtë rast ishte arrestuar kushëriri i saj, i cili ende është në paraburgim.
Familjarët pas homazheve kanë thënë se përveç kushëririt të tyre 60 vjeçar, i cili ishte arrestuar dhe po mbahet në paraburgim ai ende nuk është dënuar, shkruan Koha.net
Sipas tyre kushëriri nuk ka mundur i vetëm ta kryejë vrasjen pasi nuk është i aftë fizikisht.
Donjeta Pajazitaj më 9 nëntor 2015 kishte dalë nga shtëpia e saj, ndërsa trupi i saj i pajetë ishte gjetur në malet e Strellcit.