Loading…

Kërcënon Gjeneral Salami i Iranit: Do të shkatërrojmë çdo agresor

  • 21/09/2019 | 13:56

Kërcënon Gjeneral Salami i Iranit: Do të shkatërrojmë çdo agresor

Sipas Komandantit të Gardës Revolucionare të Iranit, Gjeneral Hossein Salami, ata janë të gatshëm të përballen me të gjithë agresorët nuk do të lejojnë luftë në tokën e tyre. Këto deklarata erdhën pas njoftimit të sanksioneve të reja dhe zhvendosjes së trupave shtesë amerikane drejt Arabisë Saudite, transmeton Gazeta Metro.


Gjeneral Salami i tërhoqi vërejtjen SHBA’së dhe aleatëve të saj që “të kenë kujdes e të mos bëjnë gabime”. Kështu foli Komandanti i Gardës Revolucionare famëkeqe të Iranit në një adresim nga televizioni shtetëror iraninan.

Këto lëvizje vijnë pas sulmi të para një jave në rafineritë e derivateve në Arabinë Saudite nga, siç deklarojnë ata vetë, rebelët Houthi, pohim ky që pak kush e beson e më së paku SHBA’ja dhe Arabia Saudite.

Këto dy shtete janë të bindura dhe kanë ofruar edhe dëshmi për atë se ishte pikërisht Irani që nisi sulmet.

Marrëdhëniet janë përkeqësuar në vazhdimësi që prej se Presidenti Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore me Iranin vitin e kaluar në janar. Që prej atëherë ka pasur incidente mes dy shteteve, një prej tyre gati solli në nisje të luftës kur u rrëzua droni amerikan mbi gjirin persik./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë