Çdo masë e re e Prishtinës është biletë njëdrejtimësh në rrënim edhe të serbëve edhe të shqiptarëve, sipas drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Djuric.
Kështu sipas medieve serbe ka reaguar ai pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj se Prishtina mund të ndërmarrë edhe “hapa më të këqij”, pos tarifave në mallrat serbe, transmeton GazetaMetro.net.
“Serbia i tërheq vërejtjen bashkësisë ndërkombëtare dhe tërheq vërejtjen për marrëzinë e papërgjegjësinë se disa qarqev politike në Prishtinë nuk kanë kufij. Është e domosdoshme që dikush nga bashkësia ndërkombëtare të bëhë diçka, para se të jetë tepër vonë”, ka thënë Djuric.
Ai thotë se “kjo është klithmë e dëshpëruar e lutje” e Serbisë që të ndalojë eskalimi dhe marrëzia e përfaqësuesve të cilët, sipas tij, nuk kuptojnë se sa serioze dhe e rrezikshme është situata dhe sa masat e presionet mund të rrezikojnë ekzistencën dhe të ardhmen e të gjithëve./GazetaMetro.net