Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kanosur bashkëshorten e tij, me të cilën është në proces të divorcit, shkruan Gazeta Metro.
Policia e Kosovës, njofton edhe se, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ky rast raportohet të ketë ndodhur në Prizren.
‘‘KANOSJE – Prizren 06.02.2023 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kanosur bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare me të cilën është në proces të divorcit. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje’’, thuhet në raportin e PK’së. /gazetametro.net