Loading…

Kërcënoi gjyqtarin pas ndeshjes, Pique rrezikon pezullim deri në dy vite

  • 03/05/2026 | 13:21

Kërcënoi gjyqtarin pas ndeshjes, Pique rrezikon pezullim deri në dy vite

Një incident është raportuar pas ndeshjes mes FC Andorra dhe Albacete, ku në qendër të vëmendjes është ish-futbollisti spanjoll Gerard Piqué.


Sipas raportit zyrtar të gjyqtarit të takimit, Piqué dyshohet se e ka ndjekur arbitrin në tunelin e stadiumit menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, duke përdorur gjuhë kërcënuese dhe ofenduese.

Në raport thuhet se ai i është drejtuar gjyqtarit me fjalët: “Në një vend tjetër do të të rrihja keq, por këtu në Andorra jemi një vend i civilizuar.

”Rasti tashmë është duke u shqyrtuar nga organet disiplinore përkatëse dhe, në rast se akuzat konfirmohen, Piqué mund të përballet me një pezullim deri në dy vite nga aktiviteti futbollistik.

Po ashtu, FC Andorra rrezikon sanksione të mundshme sportive, përfshirë edhe zbritje pikësh, në varësi të vendimit përfundimtar të autoriteteve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë