Loading…

Kërcënohet nga militantët e VV’së snajperisti amerikan i UÇK’së që kritikoi Muratin

  • 02/07/2022 | 13:55

Kërcënohet nga militantët e VV’së snajperisti amerikan i UÇK’së që kritikoi Muratin

Michael W Spath, snajperisti amerikan që mori pjesë në betejën e Koshares, ka njoftuar se është kërcënuar nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.


Spath përmes një postimi në Facebook, ka shtuar se militantët e VV-së janë munduar “të ia mbajnë gojën” mbyllur përmes kërcënimeve, sharjeve dhe metodave të ndryshme.

Tutje, i është drejtuar aktivistëve të VV-së duke u thënë se ata mund të mbajnë mendimet e tyre të urryera pasi që kjo nuk e shqetëson snajperistin amerikan.

Po ashtu militantëve të VV-së, Spath u thotë se ata mund të vazhdojnë të jetojnë me karakterin e tyre të imagjinuar, po që ata nuk mund ta ndryshojnë historinë dhe faktet.

“Epo meqenëse ju militantët e VV-së keni sharë, kërcënuar dhe metoda të tjera përpiqeni të më mbani gojën mbyllur, a kam pasur një pikëpamje për Diskutimet ndërkombëtare. Ju lutem mbajini mendimet tuaja të urryera, nuk më shqetëson. Por mos harroni se personi juaj më i madh i të zgjedhurve në qeverinë aktuale, ju quajti 45% analfabetë dhe të lehtë për t’u bindur. Pra, ju lutemi vazhdoni me karakterin tuaj imagjinar dhe propagandën, por nuk mund të ndryshoni Faktet dhe Historinë”, ka thënë Spath.

Spath para ca ditësh kishte adresuar kritika të forta edhe ndaj Hekuran Muratit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë