Loading…

Kërcënohet me jetë arkitekti që kritikoi ashpër Shpend Ahmetin

  • 13/04/2017 | 21:22

Kërcënohet me jetë arkitekti që kritikoi ashpër Shpend Ahmetin

Arkitekti Eljesi Surdulli, i cili ditë më parë kritikoi ashpër Kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, është kërcënuar me jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Jeta Xharra, në emisionin e saj në RTK. Ajo ka thënë se Surdulli, i cili është kryetar i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës,  duhej të ishte sot pjesë e emisionit të saj për të folur për ndërtimet e egra me leje në Prishtinë, por e ka anuluar praninë e tij, për shkak se ka shkuar t’i lajmërojë kërcënimet që ka marrë.

Javën e kaluar, Surdulli kishte kritikuar Ahmetin se po e shkatërron kryeqytetin.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë