Loading…

Kërcënohen me vdekje tre yjet e Bayern Munchen

  • 15/02/2022 | 20:57

Kërcënohen me vdekje tre yjet e Bayern Munchen

Janë kërcënuar me vdekje tre futbollistët e Bayern Munich, Robert Lewandowski, Serge Gnabry dhe Manuel Neuer përmes një letre anonime që është gjetur në zyret e klubit të St. Pauli, transmeton Gazeta Metro.


Sipas Florian Abbenseth, zëdhënës i Policisë Kriminale të Shtetit të Hamburgut, në deklaratat për stacionin televiziv Sport1, ekspertët po kërkojnë gjurmë të ADN-së dhe gjurmë gishtash që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorit të kërcënimit.

Në letër ndër të tjera thuhet se: ‘Mbrone ligën, mbrone sportin e futbollit. Digjni dhe vdekje për derrat e pistë të Bayernit’.

Klubi i Bayern Munich ende nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me incidentin. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë