Loading…

Kërcënimi ndaj Kosovës është kërcënim ndaj NATO’s

  • 17/01/2017 | 17:35

Kërcënimi ndaj Kosovës është kërcënim ndaj NATO’s

Kërcënimet e Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolic, që në rast të vrasjeve të civilëve serbë në Kosovë, ushtria e Serbisë do të intervenojë në territorin e shtetit të Kosovës, sipas burimeve ndërkombëtare në Prishtinë, të cilat kanë folur për Politiko.net me kushte anonimiteti, janë të paqëndrueshme dhe provokative, si dhe në radhë të parë janë bërë për konsum të brendshëm politik.


Nikolic dhe lidershipi i Serbisë, mbi të gjitha Kryeministri Aleksandar Vucic, sipas këtyre burimeve, e dinë shumë mirë që nga aspekti ndërkombëtar, në Kosovë është ende në fuqi Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB’së e 10 qershorit 1999 dhe Marrëveshja tekniko-ushtarake e Kumanovës së 9 qershorit 1999, e cila në tërësinë e saj është pjesë përbërëse e Rezolutës së KS të OKB’së.

Sipas burimeve diplomatike perëndimore, në teori çdo kërcënim ndaj Kosovës, i bërë nga Presidenti serb Nikolic, ose kushdoqoftë tjetër, është kërcënim ndaj Kosovës dhe shkelje e Rezolutës 1244 të KS të OKB’së, e cila edhe pse jo e vlefshme për Kosovën, ende vlenë për Serbinë.

Rezoluta 1244 vazhdon të mbetet instrument i fortë politik në duart e KFOR-it.

KFOR ka reduktuar forcat në Kosovë, nga 50 mijë sa kishte më 1999, në 5 mijë trupa që prej vitit 2011. Me mbylljen e misionit ushtarak, numri i i tyre do të zbret në 2 mijë. Por, largimi i KFOR-it nga Kosova është shtyrë pas trazirave të marsit 2004 dhe intervenimit të ROSU’s në Veri më 26 korrik 2011. Situatën në vend, KFOR ende e vlerëson si ‘stabilitet i brishtë’. Sipas detyrës, KFOR intervenon në një situatë vetëm pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë