Loading…

Kërcënimet e Rusisë, reagon Shtëpia e Bardhë: Amerika është me Kosovën dhe Bosnjën, absolutisht

  • 19/03/2022 | 13:40

Kërcënimet e Rusisë, reagon Shtëpia e Bardhë: Amerika është me Kosovën dhe Bosnjën, absolutisht

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka thënë se Amerika është me Kosovën dhe Bosnjën absolutisht, sipas saj nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimin e presidentit Joe Biden, shkruan Gazeta Metro.


Presidenti amerikan Joe Biden është “absolutisht” i kosovarëve dhe boshnjakëve. Derisa frika për ndonjë destabilizim eventual në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë është rritur pas rrethanave të reja që krijoi agresioni rus në Ukrainë, një përsëritje e garancisë se këto dy shtete vazhdojnë ta kenë në krah SHBA-në erdhi nga Shtëpia e Bardhë.

Në një konferencë për media, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, është pyetur për ndikimin e Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor.

“Rusia dhe Kina përhapin shumë ndikimin e tyre në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë. Dhe presidenti është mik i boshnjakëve dhe kosovarëve. A mund t’i siguroni njerëzit atje se Amerika është ende me ta?”, ishte pyetja që mori Psaki.

“Absolutisht. Ju lutem – ju lutem përcilleni këtë drejtpërdrejt”, ishte përgjigjja e shkurtë e saj.

Ndërkohë, mbështetjen për këto dy shtete e garantoi dje edhe një lider perëndimor. Kancelari austriak, Karl Nehammer, në konferencën e tij për media në Prishtinë, tha se në rast të ndonjë cenimi të mundshëm të sigurisë, “Kosova dhe Bosnja e Hercegovina duhet ta dinë që s’janë vetëm”.

KËTU është edhe deklarimi i saj në konferencën për media. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë