Loading…

Kërcënim i radhës nga Ukraina: Kemi raketa sa për të mbytur të gjithë flotën ruse

  • 28/05/2022 | 22:35

Kërcënim i radhës nga Ukraina: Kemi raketa sa për të mbytur të gjithë flotën ruse

Ukraina nuk ka ndërmend të falë asnjë pjesë territori Rusisë dhe këtë po e tregon qartë me përballjen në front, por edhe me deklaratat zyrtare karshi ofertave të ndryshme për vendosjen e paqes.


Gjatë një reagimi të fundit, zëdhënësi i administratës ushtarake në Odesa, Sergey Bratchuk deklaroi se Ukraina tashmë ka aq raketa Harpoon sa për të mbytur të gjithë flotën ruse në Detin e Zi, duke dhënë një kërcënim tjetër drejtuar pushtuesve.

Ditët e fundit, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës njoftoi mbërritjen e raketave anti-anije Harpoon të furnizuara nga Danimarka, Britania e Madhe dhe Holanda, si dhe obusët vetëlëvizës M109 155 mm.

Ukrainasit përndryshe vazhdojnë që të përballen me ofensivën ruse në Donbas, por nuk e kanë ndërmend të ndalen së luftuari deri në çlirimin e plotë të vendit të tyre.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë