Loading…

Keqpërdoruesit e votave mund të dënohen deri në 5 vite burg

  • 17/10/2019 | 20:01

Keqpërdoruesit e votave mund të dënohen deri në 5 vite burg

Pasi që në rinumërim kanë shkuar më shumë se 800 vendvotime, shoqëria civile shpreh dyshimet e tyre për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e komisionerëve. Në rast se konstatohet një gjë e tillë, keqpërdoruesit dënohen me gjobë dhe burgim deri në 5 vite, transmeton Gazeta Metro.


Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, gjatë një interviste tha se puna e pistë e komisionerëve, ka bërë që të shkoj në rinumërim ky numër i madh i vendvotimeve.

Se bëhet fjalë për keqpërdorim të pozitës zyrtare në procesin e zgjedhjeve, e pohon edhe Arton Demhasaj njohës i ligjit, ndërsa ky i fundit duke u bazuar në kodin penal, thotë se në rast se një gjë e tillë konstatohet nga prokuroria, atëherë komisionerët do të përballen me gjobë dhe 5 vite burgim.

“Potencialisht kryerësit e veprës penale me keqpërdorimin e votave mund të dënohen me gjobë apo me nga 1 deri në 5 vite burg. Është e palogjikshme që të ketë kaq shumë gabime teknike në rreth 800 vendvotime”, tha Demhasaj për RTV Dukagjinin.

Fakti se do të rinumërohen kaq shumë vendvotime tregon se mund të ketë pasur edhe keqpërdorim nga ana e komisionerëve. E një gjë e tillë sipas Eugen Cakollit nga KDI, ka zbehur besimin e qytetarëve në zgjedhje.

“Fakti që një numër kaq i madh i vendvotimeve do të rinumërohen, nënkupton që ka rënë për një masë të caktuar edhe niveli i besimit të qytetarëve ndaj procesit zgjedhor në përgjithësi që në fillim ishte vlerësuar si transparent dhe mirë i organizuar. Në anën tjetër është mirë që subjektet politike të kuptojnë rezultatin zgjedhor në mënyrë që të mos ankohen në të ardhmen”, deklaroi Eugen Cakolli.

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/551637578922107/?t=62

Fillimisht në rinumërim shkuan 314 vendvotime, ndërsa tashmë do të rinumërohen edhe 530 të tjera.

Ndërsa, gjatë ditës së sote, kryetarja e KQZ’së, Valdte Daka, i bëri thirrje policisë dhe prokurorisë që të jenë prezentë gjatë rinumërimit të votave. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë