Loading…

Keqpërdorime në zyrën e kryeministrit

  • 23/11/2016 | 11:30

Keqpërdorime në zyrën e kryeministrit

Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike u shqyrtua raporti i Auditimit i Zyrës së Kryeministrit si dhe shqyrtimi i Raportit.

Kryetari i Komisionit Faton Topalli tha se ky raport do të duhej të ishte shembull për të tjerët.

“Në këtë raport ka shumë keqpërdorime të parasë e kjo nuk do të duhej të ndodhte. Ky do të duhej të ishte shembull për raportet tjera por nuk është”, tha ai.

Naim Fetahu nga zyra e kryeministrit tha se theksimi i çështjes në këtë raport është për keqklasifikimin e kategorive.

“Shpalosja jo e plotë e pasurive e AUK-ut nuk është e saktë. Në këtë kuadër zyra e kryeministrit ka dhënë mbi 30 mijë euro donatorëve ku nuk janë implementuar me dokumente. Rekomandimet duket se po përsëriten nga viti në vit, nga 18 rekomandimet vetëm dy janë implementuar, dy janë në proces ndërsa 10 nuk janë raportuar”, tha Fetahu.

Për këto çështje të ngritura në komision, sekretari i përgjithshëm në ZKM, Fitim Krasniqi ka arsyetuar duke thënë ajo çfarë ka ndodhur me subvencionet në vlerë prej 31 mijë euro ka ndodhur pa fajin e tyre meqë sipas tij mungon një rregullore e cila kishte me pasur mbikëqyrje më të madhe.

Çështje tjetër problemore në ZKM, mbetet edhe mungesa e auditorëve të brendshëm që është vetëm një. Deputeti Ali Sadriu tha se do të duhej të ishin së paku 10 auditorë.

Sadriu ngriti edhe çështjen e disa parregullsive financiare në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës në vlerë prej 1 milion e 700 mijë euro./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë