Loading…

Keni kujdes sonte është ‘Hëna e Kaltër’: Dita më depresive e vitit

  • 17/01/2022 | 16:33

Keni kujdes sonte është ‘Hëna e Kaltër’: Dita më depresive e vitit

E hëna e sotme është zyrtarisht dita më depresive e të gjithë vitit 2022.


Quhet “E hëna blu” dhe mendohet se është një nga ditët kur të gjithë njerëzit janë më të pesimistë se çdo ditë tjetër, gjë që lidhet me faktorë të ndryshëm, si moti i vrenjtur, netët më të gjata të dimrit, si dhe ndjesia e post-atmosferës festive të celebrimeve të fundvitit.

Ndërsa për të flitet që në vitin 2005, “e hëna blu” është më shumë sesa thjesht një ‘trend’: por është një studim aktual i shpjeguar me detaje nga një psikolog.

“E hëna blu” supozohet se është dita më monotone, më e mërzitshme dhe më e mjerueshme e vitit. Sipas formulës, “e hëna blu” bie në të hënën e tretë pas Vitit të Ri. Këtë vit, “e hëna blu” është kjo e 17 janarit.

Studiuesit kanë pohuar se nuk egziston ndonjë të vërtetë shkencore tek “e hëna blu” dhe shumë shkenctarë kanë aluduar se teoria e kësaj dite depresive është një strategji për të shtyrë njerëzit të prenotojnë udhëtime.

Megjithatë, shumë psikologë besojnë se teoria është një grumbullim faktorësh psikologjikë të nënvetdijes së njeriut, ku të gjithë stërmundohen për të mbetur produktiv dhe pozitiv në një ditë ku mungon energjia.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë