Loading…

Keni kujdes: 5 gënjeshtrat më të shpeshta që gratë i thonë rreth seksit

  • 31/05/2021 | 17:19

Keni kujdes: 5 gënjeshtrat më të shpeshta që gratë i thonë rreth seksit

Seksologia Nadia Bokondi pohon se çdo grua përdor gënjeshtra kur bëhet fjalë për jetën seksuale, më së shpeshti për të mos lënduar partnerin e saj, transmeton Gazeta Metro.


Ajo pretendon se gënjeshtrat më së shpeshti i referohen orgazmës dhe madhësisë së organeve gjenitale të partnerit.

“Kryesisht gënjejmë në dhomën e gjumit”, tha ajo.

Mirëpo këto janë gënjeshtrat më të zakonshme që gratë përdorin:

Orgazma e shtirur

Një orgazëm e rremë mund të jetë një taktikë efektive për t’i dhënë fund seksit të keq, por nuk është një zgjidhje e mirë sidomos për egon e partnerit.

“Përhapet si një virus, burrat mendojnë se janë perfekt në shtrat, por në të vërtetë janë të tmerrshëm”, tha Nadia, e cila këshillon gratë të mos veprojnë, veçanërisht kur janë në marrëdhënie afatgjata.

Rreth madhësisë së penisit

Bokondi thotë se gënjeshtra për madhësinë e penisit është mjaft e zakonshme dhe shpjegon se gratë zakonisht e përdorin atë kur burrat janë të fiksuar me madhësinë e tyre.

“Kjo gënjeshtër përdoret më së shpeshti tek burrat me sindromën e penisit të vogël”, tha ajo, duke shtuar se ata janë të njëjtët që janë të bindur se madhësia e penisit është e lidhur me aftësinë për të sjellë një grua në orgazëm.

“Unë nuk kam me kë të krahasoj”

Eksperti thotë se gratë shpesh thonë se “kurrë nuk ia kanë bërë këtë”.

“Ti je i vetmi me të cilin e kam bërë këtë”, “Unë zakonisht nuk e bëj këtë”, janë disa variacione në atë gënjeshtër.

Truku me larjen e dhëmbëve

Kur një grua shkon të lajë dhëmbët pas seksit, kjo zakonisht do të thotë që ajo dëshiron të ketë një orgazëm që nuk e ka provuar gjatë marrëdhënies seksuale.

“Kam libido të ulët”

Disa gra e përdorin këtë justifikim për të shmangur seksin, por në të vërtetë gjithçka që duan të shmangin është seksi i keq. Është një justifikim që gratë përdorin në marrëdhëniet që nuk plotësohen ose nuk janë të mbushura me tension seksual./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë