Loading…

Këngëtarja rrëzohet gjatë performancës në BRIT 2022

  • 09/02/2022 | 17:13

Këngëtarja rrëzohet gjatë performancës në BRIT 2022

Çmimet BRIT 2022, u zhvilluan në Arenën O2 në Londër, dhe për herë të parë nuk pati kategori gjinore për çmimin e vitit.


Artisti Solo Britanik dhe Artistja Solo Britanike janë shkrirë në Artistin Britanik të Vitit, por gjithashtu janë shtuar kategori të reja.

Ndër fituesit kryesorë në BRIT 2022 ishin Adele, Wolf Alice, Billie Eilish, Olivia Rodrigo dhe Dua Lipa.

Artistë të shumtë dhuruan performanca të mrekullueshme, megjithatë evenimenti u shoqërua nga incidente të vogla.

Këngëtarja Anne-Marie ra në skenë gjatë hapjes së performancës së saj. Duke u ngjitur në skenë për të kënduar “Don’t Play”, bashkëpunimin e saj me KSI dhe Digital Farm Animals, këngëtarja u rrëzua teksa zbriste shkallët.

Pavarësisht momentit të sikletshëm, Anne-Marie u çua menjëherë dhe vazhdoi performancën e saj, si një profesioniste e vërtetë. Shikuesit dhe fansat reaguan nëpër rrjete sociale, duke e krahasuar rënien e Anne-Marie me atë të Madonna-s në Brit Awards 2015.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë