Loading…

Këngëtarja e njohur humb vetëdijen dhe dëgjimin pas një aksidenti akuistik gjatë provave

  • 30/03/2019 | 22:32

Këngëtarja e njohur humb  vetëdijen dhe dëgjimin pas një aksidenti akuistik gjatë provave

Njëra nga vokalistet më të mira në botë, Lara Fabian po feston 30 vjetorin e karieres se saj. Ajo është rikthyer muzikes me albumin e ri, Papillon, transmeton Gazeta Metro.


Këngëtarja në një intervistë për TV kanadez, C8 ka folur për kthimin e saj të sukseshëm në muzikë me albumin e saj të ri “Papillon”. Pas më shumë se tre dekadave të karrierës, Lara Fabian ende nuk merr asgjë për të garantuar. Sidomos jo suksesin.

“Gjithmonë pyesim nëse ende publiku vazhdon të na dojë”, thotë këngëtarja me përulësi.

Albumi i saj i ri ka shënuar një sukses të madh, këngët e saj prijnë në toplistat në vendet frankofone si në vitet e 90’ta.

“Jam shumë e lumtur, po fluturoj”, ka thënë ajo.

Fabian ka treguar edhe për martesën e saj me Gabriel De Giorgio, një burrë 12 vjet me të ri se ajo.

“Kisha hequr dorë nga ideja për martesë por fati me solli këtë njeri të jashtëzakonshëm dhe u rashë në dashuri”, shpjegon këngëtarja.

Më pas ajo kishte edhe një përgjigje për ata që e kritikuan për dallimin e tyre në moshë.

“Në shoqërinë tonë, kur gruaja është më ë vjetër, njerzit bëjnë pyetje me shumë se sa kur është e kundërta. Mosha është vetëm një numër. Gabrieli nuk është martuar me një grua 50 vjeçare por me gruan që ai e dashuron”, thekëson Fabian.

49 vjeçarja kishte një pauzë të shkurtër pas një shoku akuistik që kishte përjetuar.

“Gjatë një shoë televiziv një tenik me kishte dërguar sinjal të gabuar dhe të fuqishëm në vesh dhe kjo me kishte lënë pa vetëdije për disa orë dhe me pas kisha probleme me dëgjimin, sa u detyrova të ndërprisja gjitha projektet dhe koncertet për tu operuar”, ka thënë ajo.

Lara Fabian në publikun shqiptar është e njohur me kangët “Adagio”, “Je t’aime”dhe me “Meu grande amor”.

Këngëtarja e famshme, e cila ka shitur mbi 20 milionë rekorde në mbarë botën, do të fillojë turneun e saj botëror në maj të këtij viti.

Fabiani, një qytetare kanadeze, e lindur në Belgjikë në vitin 1970, është këngëtarja më e sukseshme belge e gjitha kohërave./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë