Artistja me famë botërore, Dua Lipa, ka finalizuar martesën e saj me aktorin Callum Turner në një ceremoni të mbajtur në mënyrë diskrete në Londër, më 31 maj. Ngjarja është mbajtur larg vëmendjes publike dhe pa shumë detaje të zbuluara.
Sipas mediave ndërkombëtare, planet nuk përfundojnë me ceremoninë e parë, pasi po flitet për një organizim madhështor që pritet të zhvillohet në Sicili, në një nga rezidencat historike dhe luksoze të zonës.
Në këtë event treditor, përflitet se do të marrin pjesë figura të njohura nga muzika dhe moda botërore, ndërsa lista e të ftuarve mbetet ende e paqartë dhe e mbajtur sekret.
Ndërkohë, burime të Prive By Liberta Spahiut kanë bërë të ditur se në festë do të ketë edhe një element shqiptar, ku pritet të performojë këngëtari Sinan Vllasaliu, duke i dhënë ngjarjes një atmosferë të veçantë dhe lidhje me origjinën e artistes.