Modelja amerikane Kendall Jenner ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për një lidhje romantike me modelen Cara Delevingne, duke mohuar se mes tyre ka pasur ndonjëherë romancë.
Në episodin e ri të emisionit “The Kardashians”, 30-vjeçarja shpjegoi se afërsia mes tyre buron nga një miqësi që zgjat prej më shumë se një dekade.
“Njerëzit ende mendojnë se jam lezbike. Nuk jam”, u shpreh Jenner, duke shtuar se e konsideron Delevingne si motër dhe se ajo e ka ndihmuar të ndihet e pranuar në industrinë e modës.
Megjithatë, modelja la të hapur mundësinë e një eksperience me një grua, ndërsa bëri edhe komente me humor për marrëdhëniet me burrat.
Ndërkohë, Cara Delevingne, e cila identifikohet si lezbike, ka folur edhe më herët për vështirësitë që ka përjetuar në pranimin e identitetit të saj dhe rëndësinë e të qenit vetvetja.
Aktualisht, Delevingne është në një lidhje me muzikanten Minke, ndërsa Jenner është përfolur për një romancë me aktorin Jacob Elordi.