Loading…

‘Kënd po e mbroni?’ – Fermerët i kërkojnë llogari Mujës: Sulmi ndaj VITA’s po dëmton mijëra familje

  • 10/08/2026 | 17:43

‘Kënd po e mbroni?’ – Fermerët i kërkojnë llogari Mujës: Sulmi ndaj VITA’s po dëmton mijëra familje

Shoqata “Fermerët Kosovarë të Qumështit” reagoi për situatën e krijuar rreth Qumështores VITA, duke ngritur shqetësime për pasojat që kjo çështje mund të ketë te prodhuesit vendorë, transmeton Gayeta Metro.


Sipas shoqatës, gjatë vitit 2025 fermerët kanë furnizuar VITA-n me 21 milionë litra qumësht, ndërsa vetëm në katër muajt e parë të vitit 2026 janë dorëzuar edhe 9.5 milionë litra.

“21 milionë litra qumësht në vitin 2025. 9,5 milionë litra vetëm në katër muaj të vitit 2026. Këto janë miliona litra qumësht të prodhuara nga fermerët e Kosovës dhe të dorëzuara në Qumështoren VITA. Sot, kur vetë Ministri konfirmoi se në analizat e qumështit VITA nuk është gjetur vaj palme, ne fermerët kërkojmë përgjigje: ku kanë shkuar gjithë këto miliona litra qumësht dhe pse vazhdon të vihet në shënjestër një qumështore që grumbullon qumështin tonë?”, thuhet në reagimin e kësaj shoqate.

Shoqata ka kritikuar mënyrën se si institucionet janë përballur me këtë rast, duke pretenduar se pasojat nuk janë kufizuar vetëm te kompania, por kanë prekur edhe familjet që sigurojnë të ardhura nga prodhimi i qumështit.

“Kënd po e mbroni, Ministër? Me mënyrën se si është trajtuar kjo situatë janë dëmtuar mijëra fermerë dhe familje që varen nga prodhimi i qumështit. Kur goditet një prodhues që grumbullon miliona litra qumësht vendor, goditet drejtpërdrejt fermeri i Kosovës”, thuhet në reagim.

Në fund, fermerët kanë kërkuar më shumë siguri për prodhimin vendor dhe kushte më të qëndrueshme për punën e tyre, duke e kundërshtuar atë që e konsiderojnë si presion politik ndaj sektorit.

“Ky është qumështi ynë. Kjo është puna jonë. Ne kërkojmë përgjigje dhe përgjegjësi”, thuhet tutje në njoftim./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë