Loading…

Këmbë të fryra dhe të enjtura? Këto 2 receta do t’ju lehtësojnë ditën

  • 30/05/2021 | 15:41

Këmbë të fryra dhe të enjtura? Këto 2 receta do t’ju lehtësojnë ditën

Të thjeshta fare dhe efektive.


RECETA ME MENTE: Në gjysmë litër ujë shtoni 2 lugë gjelle mente të tharë dhe vëreni të ziejë për 20 minuta. Pastaj, hiqeni nga zjarri, lereni të ftohet dhe kullojeni.

Në vazhdim, ruajeni lëngun e mbledhur për 1 javë në frigorifer. Aplikojeni në këmbë kur i ndjeni të enjtura e të lodhura.

RECETA ME DAFINË: Merrni disa gjethe dafine dhe 1 enë me ujë. Mbushni një enë me ujë dhe hidhni në të gjethet e dafinës. Vendosini në zjarr të vlojnë për 20 minuta. Më pas largojeni nga zjarri, lëreni të ftohet pak dhe zhysni këmbët në të. Mbajini për 20 minuta.

Më pas vishni një palë çorape në mënyrë që të mbani të njëjtën temperaturë edhe për pak kohë. Bëni të njëjtën gjë çdo ditë dhe nuk do të ndjeni probleme me këmbët tuaja. Mjekët rekomandojnë ta ndiqni këtë procedurë të paktën për një javë çdo 6 muaj.

Në rast se keni ënjtje serioze të këmbëve, ju thjesht mund të përgatisni një dush me gjethe dafine në mëngjes dhe në mbrëmje. Për të hequr qafe djersitjen e këmbëve, bëni një dush para se të flini dhe hidhni 20-40 gjethe dafine.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë