Loading…

Kelmendi zbulon ‘aksidentalisht’ se është pro apo kundër daljes së Shpend Ahmetit nga VV

  • 08/03/2018 | 22:59

Kelmendi zbulon ‘aksidentalisht’ se është pro apo kundër daljes së Shpend Ahmetit nga VV

Gazetari Adriatik Kelmendi sot në profilin e tij në Facebook ka hapur një sondazh, duke pyetur nëse qytetarët më shumë e shohin si pozitive ose negative dorëheqjen e Shpend Ahmetit nga Vetëvendosje.


Kelmendi ndërkohë gjatë intervistës së deputetit Frashër Krasniqi në Rubikon ka shfaqur shifrat e sondazhit, por aty u pa edhe preferenca e vet gazetarit në këtë sondazh, shkruan gazetametro.net.

Në pyetjen: Si e vlerësoni vendimin e Shpend Ahmetit për të dhënë dorëheqje nga Lëvizja “Vetëvendosje!”?, me opsionet “pozitive” dhe “negative”, shihet se Kelmendi ka votuar edhe vet.

Aty nga vota që ai ka dhënë, shihet se Kelmendi ka klikuar në hapësirën ku shënohet “pozitive”.

Nuk dihet nëse Kelmendi këtë detaj e shfaqi aksidentalisht para publikut në TV, apo ai edhe mban qëndrim të hapur sa i përket kësaj çështjeje. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë