Loading…

Kelmendi: Vetëvendosje i mashtroi myslimanët

  • 27/06/2017 | 20:07

Kelmendi: Vetëvendosje i mashtroi myslimanët

Partia Fjala mori 1 për qind të votave në zgjedhjet e 11 qershorit, duke mbetur kështu jashtë Kuvendit. Kreu i kësaj partie, Gëzim Kelmendi tregon planet e Fjalës, duke bërë të ditur nëse do t’i bashkohet ndonjë subjekti tjetër.


Ai flet edhe për deklaratat e zyrtarëve të Vetëvendosjes që, sipas tij, po e ofendojnë komunitetin mysliman në Kosovë, dhe jo vetëm atë.

Gëzim Kelmendi, për Express, thotë se pavarësisht pamundësisë së kalimit të pragut zgjedhor – që edhe më tutje e sheh si padrejtësi ndaj Fjalës, – motivi në partinë e tij nuk po mungon. Ai tregon se strukturat partiake po përgatiten dhe janë të fokusuara në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

“Jemi duke u përgatitur për zgjedhje lokale të motivuar të vazhdojmë edhe më të fuqishëm këtë rrugëtim politik”, thotë Kelmendi.

Kreu i Fjalës ka folur edhe për deklaratat e disa nga zyrtarëve të Vetëvendosjes që, sipas tij, fyejnë komunitetin islam në vend.

“Jo vetëm fyese për qytetarët e besimit islam, por janë në kundërshtim me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Ato nxisin urrejtje ndërfetare. Pres nga Prokuroria t’i hetojë këto deklarata”, thotë ish-deputeti për deklaratën e Sadri Ramabajës ndaj komunitetit mysliman.

Kelmendi tregon se nuk ka qenë vetëm Ramabaja nga VV që përdori gjuhë të urrejtjes ndaj myslimanëve, pasi që, sic thotë kreu i Fjalës, së fundmi ka pasur edhe zyrtarë të kësaj Lëvizje që kanë nxitur urrejtje ndërfetare.

“Distanicmi i VV’së ka qenë distancim kozmetik, në këtë rast Vetëvendosje është dashur edhe të dënojë deklaratat e tij”, thotë Kelmendi.

Ai ka përmendur fushatën zgjedhore, në të cilën, sipas Kelmendit, Vetëvendosje promovoi vlerat fetare, e këtë sipas tij, e bëri vetëm për përfitim të votave.

“VV nuk e ka luajtur rolin e partisë që është proklamuar gjatë fushatës. Ka promovu vlerat e fesë, përfshirë edhe mbulesën dhe lejimin e saj, vetëm sa për t’i përfituar votat e qytetarëve të besimit islam”, thotë ish-deputeti.

“Pas zgjedhjeve doli që të gjitha ato të ishin farsë, pasi që VV po hesht në deklaratat e vazhdueshme të zyrtarëve të saj”, shtoi Kelmendi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë