Loading…

Kelmendi tregon se kush e nxiti sulmin ndaj Arbana Xharrës (Foto)

  • 13/05/2017 | 09:05

Kelmendi tregon se kush e nxiti sulmin ndaj Arbana Xharrës (Foto)

Gazetari dhe publicisti Adriatik Kelmendi, ka reaguar pas rrahjes brutale që ndodhi mbrëmë pas mesnate në parkingun e ish gazetares, e cila po kthehej në banesën e saj, pas një interviste në një televizion në Tiranë.

Kelmendi, fajtor për sulmin ka bërë të gjithë ata që kohëve të fundit kishin sulmuar e fyer Xharrën kohëve të fundit me komente, sidomos pas kalimit të saj në Partinë Demokratike të Kosovës.

“Si duket na kanë lënë bukur pasoja traumat e luftës! Se vështirë të shpjegohet ndryshe nevoja e ethshme për gjetjen e individëve, të cilëve duhet në korr t’i bëjmë linç publik – me mllef, sharje e mallkime – vetëm se nuk pajtohemi me qëndrimet personale të tyre, orientimin jetësor të tyre”.

Kjo mendësi, Kelmendi ka thënë se shumë shpejt do të na sjellë para një situate ku do të kemi edhe viktima.

“Sulmi i ligë ndaj Arbana Xharrës është ndërsyer edhe nga gjuha e ndyrë e përdorur ndaj saj kohëve të fundit në rrjetet sociale”.

“Ngjashëm ndodhi edhe para pak kohësh ndaj shoqëruesit të Dardan Molliqajt. Me këtë mendësi së shpejti do të shohim edhe viktima. E viktimat do të jemi ne, shqiptarët, që kemi filluar të mos e durojmë njëri-tjetrin. Deri në linç, publik e fizik!”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë