Loading…

Kelmendi tregon pse Kadri Veseli vendosi ta rrëzojë qeverinë

  • 10/05/2017 | 17:44

Kelmendi tregon pse Kadri Veseli vendosi ta rrëzojë qeverinë

Gazetari Adriatik Kelmendi thotë se PDK-ja ka treguar fuqinë e saj dhe siç ai u shpreh, ajo vendos kur ka zgjedhje në Kosovë, kur të formohet Qeveria e edhe kur të bie.


Kelmendi shtoi se kjo legjislaturë dhe koalicioni LDK-PDK-Lista Serbe që nga fillimi i ka ngjarë atij njeriut i cili kur zgjohet në mëngjes e urren vetveten e deri në mbrëmje – gjithë botën.

Ai tregon përse e rrëzoi Kadri Veseli qeverinë, në të cilën ishte edhe vet, shkruan gazetametro.net.

Gjeni të plotë publikimin e Kelmendit:

TASH RRI SHTREMTË e fol drejt – PDK-ja edhe një herë i tregoi të gjitha partive të tjera se vetëm kur ajo do dhe si ajo do mund të bëhet qeveria dhe të bie qeveria.

Të kujtojmë, të gjitha partitë opozitare u bënë bashkë në VLAN për ta lënë PDK-në në opozitë dhe nuk ia dolën.

LVV, AAK e NISMA hodhën gaz lotsjellës e mollotovë, bojkotuan kuvendin, organizuan protesta me dhjetëra mijëra qytetarë, mblodhën 205 mijë nënshkrime, por nuk ia dolën që ta rrëzonin qeverinë.

Qeveria ra kur vendosi që ta rrëzojë atë PDK-ja.

Pa votat e PDK-së, opozita nuk do të mund ta kalonte mocionin e votëbesimit.

Rrjedhimisht i bie që opozita e ndihmoi PDK-në që ta rrëzojë qeverinë dhe jo anasjelltas.

Në qoftë se do të ishte ndryshe, atëherë LVV, AAK dhe NISMA do të mund të organizonin mocione mosbesimi për qeverinë që në ditën e parë të punës së saj.

Në të njëjtën kohë, nuk po pretendoj që nuk është dashur të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Kjo legjislaturë dhe koalicioni LDK-PDK-Lista Serbe që nga fillimi i ka ngjarë atij njeriut i cili kur zgjohet në mëngjes e urren vetveten e deri në mbrëmje – gjithë botën.

Kjo, pra, s’diskutohet.

Por, ajo për të cilën duhet vrarë mendjen liderët e opozitës, është motivi i PDK-së që pikërisht tash të dalë “në anën e tyre”.

MOTIVI I PDK-së është sa i thjeshtë ashtu edhe legjitim për një parti politike. Kadri Veseli nuk ka vendosur që ta rrëzojë qeverinë ku është vetë, për t’ia dhënë pushtetin opozitës. Veseli e rrëzoi qeverinë ku është vetë, për ta hequr nga posti Isa Mustafën dhe për t’u bërë vetë kryeministër. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë