Loading…

Kelmendi: Të ndjejmë keqardhje, Lavdrimi është viktimë edhe e jona

  • 08/06/2017 | 10:51

Kelmendi: Të ndjejmë keqardhje, Lavdrimi është viktimë edhe e jona

Ibrahim Kelmendi, veprimtar i çështjes shqiptare në një status në facebook ka shprehur mendimin e tij për vrasjen e Lavdrim Muhaxhirit.

Ja statusi i tij i plotë:

KUSH ËSHTË PËR KRYESHNOSH – NGUSHËLLIME PËR XHIHADISTIN LAVDRIM MUHAXHERI!

Tani myslimanët fundamentalistë do ta vuajnë detyrimin që ti ndrydhin kënaqësitë e manifestimit publik të krenarisë myslimane për Lavdrim Muhaxherin, i cili tashmë u ka rënë shehid (martir) për Allahun dhe Muhamedin, në muajin e agjërimit…

Për ata që nuk e dinë, Lavdrimi është angazhuar të zbatojë urdhrat që janë të sanksionuar në Kuran, si ky që po citoj:

“Luftoni ata që nuk e besojnë All-llahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që e ndaloi All-llahu dhe i dërguari i Tij (Muhamedi), ata që nuk e besojnë fenë e vërtetë (Islamin)…” [Kurani, 9:29 / shq. nga Sh. Ahmeti]

Duhet të ndiejmë keqardhja për viktimizim të Lavdimit, por sidomos për krimet që duhet ti ketë bërë ai; Lavdrimi është viktimë edhe e jona, sepse nuk kemi qenë në gjendje si shoqëri, popull e shtet, të mos lejojmë predikuesit e Islamit fundamentalist ta indoktrinojnë e viktimizojnë ate.

Diku duhet të kem lexuar se ai ka qenë ushtar i UÇK-së. Akoma më bashkëfajtorë duhet të ndihemi, pse veteranët e UÇK-së na kanë devijuar deri në këtë përmasë, si rasti i këtij tashmë të ndieri.

Keni parasysh edhe përcaktimin tonë demokratik, por edhe kushtetues: lirinë e praktikimit të religjionit. Praktim i Islamit nuk do të thotë vetëm zhurmim përmes ezanit dhe ndonjë obligim tjetër, por edhe xhihadi i përhershëm (“lufta e shenjtë”) dhe zbatimi i urdhrav të sanksionuar në Kuran, si obligime detyrimore për secilin mysliman.

Si ky ajet i mëlartë cituar janë edhe dhjetëra të tjerë dhe secili mysliman që beson Kuranin si vepër e Allahut dhe që përcaktohet për ta zbatuar, është rrezik potencial për të eskaluar në Lavdim Muhaxher…

Keqardhje për viktimizimin e djemve tanë trima!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë