Loading…

Kelmendi tani mbështet idenë e kryeministrit për matjen e territorit

  • 08/12/2016 | 21:37

Kelmendi tani mbështet idenë e kryeministrit për matjen e territorit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi,  i cili ishte shprehur kundër variantit aktual të demarkacionit me Malin e Zi, ka reaguar me një shkrim duke i dalë në mbështetje idesë së kryeministrit Isa Mustafa për matjen e territorit të vendit.

Ai vlerëson se me një projekt të tillë matjeje, procesi do të merrte kah tjetër, konfliktet do të uleshin, e vërteta do të merrej vesh për të gjithë, ndërsa Kosovës do t’i hapeshin rrugët drejt proceseve të tjera.

Lexo postimin e tij të plotë në facebook:

Të realizohet matja e territorit të Republikës së Kosovës

Kosova dhe sipërfaqja e saj – sfidë për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi – Liberalizimi i vizave

Sipas të dhënave të dokumentuara nga viti 1974, Kosova ka një siperfaqe prej 10.882.30 km2 dhe në hartën gjeografike ka edhe vijat e kufizimit me shtetet e rajonit (sot edhe me shtetet dhe Republikat në të kaluarën).

Qartë janq të definuara vijat ndarëse apo kufinjët admninistrativ të saj.

Me përfundimin e luftës, forcat ndërkombëtare kanë marrë nën kontrollë kufinjët e Kosovës, të definuara sipas kushtetutës së vitit 1974 si dhe të ndryshimeve tjera që kanë ndodhur deri në periudhën Qershor -1999.

Këto vija kufitare dhe sipërfaqja e Kosovës janë të paraqitura me këtë territory (10.882.30 km2) andaj si të tilla gjenden edhe në harta.

Këta kufinjë sit ë tillë, (tanimë shtetërorë) janë edhe sot, por, në këtë mes është edhe marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi, nënshkruar nga relevantët qeveritarë të Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe ratifikimi i kësaj çështjeje në Kuvendin e Republikes së Malit të Zi.

Pse ideja brilante për të maturë territorin e shtetit tonë, e ngritur nga Kryeministri z. Isa Mustafa, është e nevojshme ?

Së pari ekipi punues i përbërë nga të gjithë akterët profesional të partive politike, grupeve të interesit, institucioneve profesionale dhe shoqerisë civile do të kerë mundësinë të realizojë këtë matje, sipas kufinjëve të përcaktuar qartë në hartat e Kosovës nga viti 1974.
Më pas, kjo matje është domethënëse për të gjithë ne, të interesuarit që kjo çështje të zgjidhet. Këto matje përcaktojnë në mënyrë të qartë dhe profesionale siperfaqën e Republikës së Kosovës.
Nëse sipërfaqja e matur e Republikës së Kosoves nuk është në përputhje me siperfaqën e shënuar në dokumentet zyrtare, ateherë, hapet kapitulli i kërkesës për përmbylljen e siperfaqës së munguar.

Kush po i frikësohet matjes së sipërfaqes, dhe pse duhet të frikësohemi !?

Si t’i besojmë humbjes së sipërfaqes po që se nuk e kemi matur, apo nëse edhe dikush thotë se Kosova nuk i ka qartë të percaktuar kufinjët, dhe për këtë gjë, nuk mundë të matet territori.

Pra, si e kanë llogaritur sipërfaqen e kontestuar ?

Nga kjo rrjedhë fakti, se çdo pengim apo mos-marrje pjesë në këtë project-matje të sipërfaqës, është tentim politik për degradimin e strukturave qeveritare dhe strukturave profesionale. Mundë të duket edhe si ballafaqësim i atyre kundërshtarëve, me kauzen e humbjes së të vërtetës kufitare.

Pse duhet kjo kauzë të qëndrojë në skenë duke dëmtuar seriozisht lirinë e lëvizjes së qytetarëve të shumtë dhe lëvizjën e lirë të njerëzve të biznesit dhe njerëzve të shkencës së kulturës ?
Pse duhet te kemi konspiracion politik në emër të kauzës së siperfaqës së territorit të Kosovës, pse të frikësohemi, se ekspertët tonë nuk kanë njohuri për matje sipërfaqesh – apo kjo edhe shihet si përballje me pengesën reale të politikës penguese, në emër të shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Andaj edhe pse unë (Ramiz Kelmendi), kam mbajtur qëndrim të kundërt në Kuvend, kjo ide për vet-matje të siperfaqës është ide e përmbylljës së tentimit të krijimit të konfliktuoziteteve me shtetin fqinjë. Kjo e ide mundëson që çështjet e brendshme, (po që se është siperfaqja e Republikes së Kosovës tërësisht e njejtë me dokumentet në fuqi, dhe nese sipërfaqja është e mangët nga dokumentet zyrtare), vetevetiu të derivojnë rezultatin e duhur dhe të hapet edhe kapitulli i kërkesës për tu përmbushur sipërfaqja e humbur.” /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë