Loading…

Kelmendi: Qeveria e Kroacisë po ua hap rrugët për punë kosovarëve, derisa ajo e Kosovës punëson kunata e baxhanakë

  • 11/04/2019 | 17:31

Kelmendi: Qeveria e Kroacisë po ua hap rrugët për punë kosovarëve, derisa ajo e Kosovës punëson kunata e baxhanakë

Publicisti Adriatik Kelmendi ka reaguar në lidhje me ikjet e vazhdueshme të kosovarëve, drejt vendeve të huaja, duke thënë se ato po u hapin rrugët për punë, derisa politikanët tanë punësojnë familjarë të tyre, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Facebook, Kelmendi ka thënë se Kroacia po pranon 45 mijë punëtorë me viza pune, e qytetarët e Kosovës po shkojnë atje, pasi që nuk mund t’i presin qeveriatarët e Kosovës derisa punësojnë familjarë.

“Veç një qartësim: Kroacia ka shpallur zyrtarisht ftesën për t’i pranuar 45 mijë punëtorë me viza pune. Administrata e ambasadës kroate është duke punuar me orar të zgjatur se iu duhet t’i përmbushin kërkesat e bizneseve kroate të cilat po i bëjnë trysni që punëtorët të jenë në Kroaci para sezonit veror.
Pra, ata po shkojnë legalisht për të punuar në Kroaci, me kërkesë të qeverisë kroate.
Se nuk mund te presin derisa disa nga këta që janë në qeverinë e Kuvendin e Kosovës t’i punësojnë të gjithë djemtë, çikat, kunatat e baxhanakët”, ka shkruar Kelmendi.

Ai ka përfunduar se deputetët që punësojnë të afërmit e tyre, nuk duhet të flasin rreth kësaj teme.

Postimi i plotë:

Veç një qartësim: Kroacia ka shpallur zyrtarisht ftesën për t’i pranuar 45 mijë punëtorë me viza pune. Administrata e ambasadës kroate është duke punuar me orar të zgjatur se iu duhet t’i përmbushin kërkesat e bizneseve kroate të cilat po i bëjnë trysni që punëtorët të jenë në Kroaci para sezonit veror.
Pra, ata po shkojnë legalisht për të punuar në Kroaci, me kërkesë të qeverisë kroate.
Se nuk mund te presin derisa disa nga këta që janë në qeverinë e Kuvendin e Kosovës t’i punësojnë të gjithë djemtë, çikat, kunatat e baxhanakët…
Kështu që, sidomos deputetët që i kanë punësuar familjarët e tyre s’kanë çka flasin hiç për këtë temë! Kapak./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë