Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, e ka uruar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për fitore në referendumin e ndryshimeve kushtetuese të zhvilluar të dielën në Turqi.
Në urimin e deputetit të partisë “Fjala”për Erdoganin, të publikuar në Facebook, ai thotë se fitorja e presidentit turk është fitore për krejt rajonin.
Me referendumin e ri kompetencat e presidentit, Erdogan do të zgjerohen.