“Nuk do ta votoj Demarkacionin”, ishin fjalët që thoshte sa ishte deputet Ramiz Kelmendi, tash zëvendëskryeministër.
Por zëvendëskryeministri që u emërua tash vonë, nuk e ka të njëjtin mendim, transmeton Gazeta Metro.
Gjatë një emisioni në RTK, Kelmendi tha se Demarkacioni duhet të sillet në Kuvendin e Kosovës dhe të ratifikohet, pasi që mendon se po mbahet peng edhe liberalizimi i vizave.
“Demarkacioni duhet sa më parë të sillet në kuvend që të ratifikohet kjo marrëveshje pasi është në të mirën e të gjithë qytetarët e Kosovës. Territori i Kosovës është i matur moti dhe Kosova që nga pavarësia e saj e ka territorin e saj të përcaktuar”, ka thënë Kelmendi.
E përveç kësaj Kelmendi, e sheh kalimin e Demarkacionit edhe si çelës të zhvillimit ekonomik të Kosovës.
“Ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi do të ndikonte edhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës”, tha zëvendëskryeministri. /gazetametro.net