Loading…

Kelmendi: Mandatari i dytë i takon secilës parti apo deputeti

  • 17/06/2017 | 10:44

Kelmendi: Mandatari i dytë i takon secilës parti apo deputeti

Njohësi i Kushtetutës së vendit, Muhamet Kelmendi ka thënë se nëse koalicioni PAN nuk arrin të formojë qeverinë, presidenti i vendit mandatarin e dytë mund t’ia jep kujt të do.


Kelmendi shpjegon se në këtë rast mandatari i takon jo vetëm partisë së dytë fituese, por edhe subjektit tjetër ose edhe një deputeti të vetëm.

“Në qoftë se në Kuvend nuk i merr shumicën e votave qeveria e propozuar nga mandatari, atëherë brenda dhjetë ditëve presidenti i Kosovës ka të drejtë t’ia jep mandatin një subjekti tjetër, individi, apo deputeti i cili po ashtu ka afatin e caktuar brenda të cilit duhet të paraqet qeverinë dhe të votohet në Kuvend. Nëse edhe në raundin e dytë nuk zgjidhet qeveria atëherë presidenti e ka për detyrë sipas pikës 3 dhe katër të nenit 95 t’i shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat domosdo duhet të mbahen brenda 40 ditëve”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

Kelmendi shpjegon edhe procedurat e Gjykatës Kushtetuese se si partia apo koalicioni i parë mund ta formojë qeverinë.

Ai tregon se afati për konstituimin e Kuvendit është deri më 11 korrik. Ndërsa pas konstituimit të Kuvendit presidenti duhet ta mandatojë partinë e parë fituese të zgjedhjeve për formimin e Qeverisë.

“30 ditë nga dita e zgjedhjeve duhet të bëhet konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Pastaj presidenti e ka për detyrë që partinë e parë që ka fituar shumicën e votave apo është partia e parë apo respektivisht koalicioni i parë t’i jam mandatin për themelimin apo organizimin e qeverisë”, ka thënë ai duke shtuar se mandatari i parë ka afati 15 ditët t’ia paraqet strukturën e vet Kuvendit dhe të votohet për Qeverinë.

Ai ka thënë se presidenti i vendit është i pavarur, ka diskrecion dhe duhet të mbështetet në faktorin e ruajtjes së unitetit.

“Në faktin e ruajtjes së paqes, stabilitetit të vendit dhe ai e vlerëson do të thotë është diskret i tij, kompetencë e tij adekuate dhe e veçantë që ia jep atë se kujt vlerëson ai se është më i përshtatshmi dhe ka afate të caktuara brenda të cilave duhet të formojë qeverinë dhe duhet të votohet me shumicë të votave në të kundërtën shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 40 ditëve”, ka thënë Kelmendi.

Ai ka thënë se Kushtetuta e Kosovës nuk është e njëjtë me atë të Maqedonisë në të cilën thuhet se nëse partia ose koalicioni i parë që ka dal fitues nuk mundet brenda afatit të caktuar të krijojë Qeverinë, mandatari i takon partisë së dytë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
marketing[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë