Zëvendëskryeminstri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmedi është takuar sot me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,Greg Delawie.
Në komunikatën për media u tha se Kelmendi ka njoftuar ambasadorin për angazhimin e tij në zbatimin e prioriteteve të Qeverisë, sidomos ato që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik.
Ndërsa Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka uruar zëvendëskryeministrin Kelmendi për marrjen e detyrës, duke shprehur edhe njëherë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të përkrahur Kosovën në të gjitha proceset./gazetametro.net