Loading…

Kelmendi do të tërhiqet nga granti që ia dha Qeveria

  • 17/01/2017 | 20:28

Kelmendi do të tërhiqet nga granti që ia dha Qeveria

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, nuk do të pranojë grantin që ia ka ndarë qeveria, pjesë e të cilës është edhe ai.

Pas raportimit për një grant të fituar, Kelmendi ka thënë se ai nuk e merr as rrogë, e lëre më grante.

“E ndajë mendimin se nuk kemi nevojë për të hyra nga shteti. Unë nuk i marrë as shpenzimet e as rrogën në Qeveri, e po lejoj marrje granti”, ka thënë Ramiz Kelmendi.



Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, biznesi i tij, kompania “Elkos” ka përfituar grant qeveritar nga Ministria e Bujqësisë.

I kontaktuar nga Insajderi, Kelmendi nuk ka pranuar të komentojë asnjë nga pyetjet e drejtuara ndaj tij lidhur me faktin se biznesi i tij ka përfituar grant duke u arsyetuar se nuk është i informuar për këtë cështje.

Ka kërkuar kohë që të informohet.

“Të informona se nuk po e di”, ka thënë Kelmendi përmes mesazhit.

Ramiz Kelmendi, ishte emëruar zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës, pasi nga PDK-ja kishte kaluar në LDK, kishte dhënë një premtim të madh.

Kishte premtuar revolucion në fushën e bujqësisë.

“Bujqësinë do ta zhvillojë brenda katër muajve. Nuk do të ketë nevojë që të importohet asnjë produkt në Republikën e Kosovës e që mund të kultivohet në Kosovë. Flas nëse mund të prodhohet”, kishte thënë ai.

Tre muaj pasi Kelmendi është emëruar në pozitën e zëvendëskryeministrit, dhe një muaj para se afati i biznesmenit për revolucion kalon, në fakt ka ndodhur një revolucion i biznesit të tij bujqësor.

Fabrika e mishit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, në të cilën u gjetën mbi 6 tonë mish pa afat, ka qindra mijëra euro grant nga buxheti i shtetit.

dokumenti

Me këto para është paraparë të financoi projektin për blerjen e pajisjeve të reja për përpunimin e mishit.

Sipas listës së plotë të shtatë kompanive kosovare që së bashku kanë përfituar mbi 1 milionë euro grante nga Ministria e Bujqësisë dhe Bujqësisë për zhvillim të projekteve të ndryshme që e ka siguruar Gazeta Fjala, shihet se biznesi i zëvendëskryeministrit ka fituar 150 mijë euro grante.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë